Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka prezantuar një projekt inovativ që synon të mbështesë edukimin në fëmijërinë e hershme dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Projekti përfshin krijimin e hapësirave fizike për çerdhe dhe kopshte modulare, të dedikuara për fëmijët e moshës 0-6 vjeç.
Gagica theksoi se këto çerdhe janë të veçanta për faktin se realizimi i tyre mund të përfundojë brenda 40 ditëve, duke i cilësuar si zgjidhje inovative dhe specifike për nevojat arsimore dhe sociale.
Postimi i plotë:
Sot, prezantuam projektin “Çerdhet Modulare”, në kuadër të programit qeverisës të Aleancës 2025-2029.
Bashkë me anëtarin e kryesisë, Lulzim Behxheti, preznatuam sot projektin që ka të bëjë me edukimin në fëmijërinë e hershme, respektivisht në mbrojtjen dhe përmbushjen e të drejtave të fëmijëve si dhe krijimin e hapësirave fizike të çerdheve dhe kopshteve për nivelin 0-1, si dhe nga 1-6 vjeç të titulluara si çerdhe modulare si projekt inovativ specifik i arritshëm në kohë që realizimi i tyre bëhet brenda 40 ditëve.
Qeveria ka tentuar që çerdhen nga llamarina ta shes si çerdhe modulare por nuk mundi ta bëjë sepse nuk u vlerësua as nga çmimi e as nga kualiteti. Ata premtuan 160 çerdhe brenda një mandati, ndërsa u realizuan me numër njëshifror, pra 4 çerdhe.
Programi i Aleancës është i hartuar nga ekspertë të fushave përkatëse me përvojë të gjatë dhe të suksesshme qoftë brenda Kosovës po ashtu edhe në vende të ndryshme evropiane e perendimore. Programi ynë është zhvillimor, i realizueshëm dhe integrues.