Pas një analize të thelluar të bërë gjendjes së shkollave profesionale dhe duke u bazuar në kërkesat tona zyrtare për përkrahje, është kënaqësi e imja e veçantë t’ju informoj se; Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” dhe Shkolla e Agrobiznesit “Arbëria” janë përzgjedhur për t’u mbështetur nga Projekti ALLED2 – “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës”, i cili financohet nga BE me bashkëfinancim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, dhe implementohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Aktivitetet e parapara nga projekti ALLED2 përfshijnë periudhën: Nëntor 2019 deri në Gusht të vitit 2022.