Shkolla “Vehbi Ibrahimi” është përfituese e një investimi mijëra eurosh e financuar nga donatori zviceran Mark Brum, me ç’rast është duke u renovuar shkolla e fshatit Uglarë.
Për përmirësimin e mëtutjeshëm të ambientit shkollor këtë vit optimist është edhe Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.
Përmes një postimi në Facebook, Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka falenderuar donatorët dhe ndërmjetësuesit për fillimin e renovimit e shkollës “Vehbi Ibrahimi”, në fshatin Uglarë.
Ja postimi i plotë:
Shkolla “ Vehbi Ibrahimi “- Uglar po bëhet…më në fund edhe koftorët u hoqën.
Sot, vizituam punimet në renovimin e Shfmu “ Vehbi Ibrahimi “ në Uglar, financuar nga
z. Mark Brum donator nga Zvicra.
Ky projekt u realizua në bazë të një marrëveshje mirëkuptimi mes Kryetarit të Komunes z. Haziri, Drejtorisë së Arsimit dhe Operatorit “Shqip King” me seli në Austri dhe Zvicër.
Faleminderojmë z. Jeton Krasniqi dhe Leonard Tahiraj që ndërmjetësuan dhe mundësuan këtë investim.
Urime të dashur nxënës!