Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica,, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mustafë Shalës, shkruan Radio Star.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Shala ishte njeri i urtë e punëtor, i përkushtuar maksimalisht për ta ngritë biznesin, familjen e Gjilanin.
Telegram ngushëllimi:
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të veprimtarit, afaristit e humanistit gjilanas, Mustafë Shala.
Njeri i urtë e punëtor, i përkushtuar maksimalisht për ta ngritë biznesin, familjen e Gjilanin. Mustafa ishte mik i mirë e i respektuar, ashtu do ta kujtojmë përherë.
Ngushëllime familjes Shala, miqve dhe gjithë atyre që e njohën!
Mustafa u prehtë në paqe!