Bashkë me kandidatët për anëtarë të Kuvendit, dhe kryetarin e degës, Bajram Hasani dhe me nënkryetarin e Aleancës në nivel qendror, Ahmet Isufi vizituam sot kompaninë për prodhimin e vezëve dhe zogjve “KonSoni” në Gjilan ku u mirëpritëm nga pronari, Agim Sahiti.
Si shumë të tjera, edhe kompania “KonSoni” është storie suksesi në Komunën e Gjilanit. Shumë të punësuar e prej tyre shumica femra.
Kompani të këtilla na bëjnë krenar dhe na motivojnë për punë dhe përkrahje të vazhdueshme ndaj bizneseve prodhuese të cilat gjenerojnë vazhdimisht vende të reja pune dhe në secilën ditë rritet edhe prodhimi edhe cilësia e tij.
Në programin tonë zhvillimor “Aleanca me qytetarin”, kemi paraparë lehtësira të mëdha për bizneset prodhuese, duke iu rregulluar infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin, rritjen dhe zgjerimin e tyre.
Si Aleancë, e kemi dëshmuar qoftë në nivelin qendror të qeverisjes, qoftë edhe në atë lokal se jemi këmbëngulës në përkrahjen e bizneseve dhe prodhimeve vendore. Kësisoj do të vazhdojmë tutje edhe më fuqishëm në mandatin tonë qeverisës në katër vitet e ardhshme.
NG