Sot, rrugëtimit tonë politik në Aleancë në Gjilan, iu bashkua edhe Dr. Bekim Kastrati, njëri ndër mjekët më në zë në Anamoravë dhe më gjerë.
Dr. Bekimi i bashkohet një rreshti të gjatë mjekësh që kanë krijuar emër edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar e që janë pjesë e Aleancës.
Nuk ka asnjë dyshim që Aleanca në Gjilan tanimë është adresa e vetme e saktë e cila ka ide e plane për secilën sferë të jetës, qoftë në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, culture, infrastrukturë, në shërbime publike e kudo.
Aleanca mbetet e hapur për kuadro të reja në mënyrë që Gjilanit e Kosovës t’i japim më të mirën e mundshme, sepse kemi dëshmuar se përveç që duam e kemi vullnet, edhe dijmë e ia dalim.
Dr. Bekim, mirë se vjen në Aleancë!