Nazim Gagica, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Gjilan, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të gjithsecilit për arritjen e objektivave të Aleancës në zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë këtij takimi, Gagica u shpreh i bindur se vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të palodhur mund të arrihet fitorja, duke krijuar një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme.
Ai përmendi se Aleanca po punon çdo ditë për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke përmirësuar sektorët kyç si arsimi, shëndetësia, dhe infrastruktura, si dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi për të rinjtë. Në fund të takimit, Gagica shprehu besimin se numëri 137 do të kontribuojë fuqishëm për një Kosovë fitimtare, duke sjellë ndryshime të prekshme për të mirën e qytetarëve.