Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, sot ka vizituar bashkëpartiakun e tij dhe njëherit kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin.
Gagica ka thënë kudo që Aleanca e ka pushtetin po ashtu edhe në ato ku ka bashkëqeverisur ose bashkëqeverisë sot, është shembulli më i mirë i qeverisjes.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me ish Komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufin, dhe me Ahmet Demirin, ish-i burgosur politik, takuam sot kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina.
Rahoveci disa herë është shpallur komunë kampione në secilën matje të organizatave kredibile vendore dhe ndërkombëtare.
Kudo që Aleanca e ka pushtetin po ashtu edhe në ato ku ka bashkëqeverisur ose bashkëqeverisë sot, është shembulli më i mirë i qeverisjes.
Sot disa e nesër shumë më shumë se kaq Komuna do të udhëheqim, sepse në secilin nivel të pushtetit, kemi dëshmuar se jemi të pakrahasueshëm.
Faleminderit për mikpritjen kryetar Latifi!