Kënaqësi e veçantë takimet me të rinjtë e Gjilanit, mbështetja e të cilëve po rritet çdo ditë për programin tonë zhvillimor. Me kandidaten për Asambliste në Gjilan, Arbesa Shehu takuam një grup të rinjësh që iu bashkuan vizionit tonë dhe në mbështetje të programit zhvillimor dhe të Arbesës.
Aleanca është me të rinjtë, kjo është dëshmuar vazhdimisht e për shumë vjet. Ne mbetemi të përkushtuar dhe shumë të vendosur për krijimin e kushteve dhe perspektivës për rininë gjilanase. Është obligim i yni që ta ndalim trendin e ikjes së trurit në Evropë e Perëndim. Do ta bëjmë këtë, bashkë me ju!
NG