Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit.
Gagica shpreh mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe punën e mësuesëve, për të arriturat dhe për sukseset e reja.
Shkrimi i plotë:
Të dashur mësimdhënës,
Në këtë ditëlindje të Shkollës Shqipe, në këtë moment kujtese historike, sot kur kujtojmë lindjen e Shkollës së Korçës, Pandeli Sotirin e Petro Nini Luarasin; kur kujtojmë shekuj të errësirës para vitit 1887, kur kujtojmë Rilindjen e madhe Shqiptare të Naimit, Samiut, De Radës, Kristoforidhit, kur kujtojmë 7 marsin e Shaban Jasharit në Prekaz, kur kujtojmë marsat e shtëpive shkolla, të mbijetesës e të sakrificës, sot pra, lirisht mund ta shpallim Shkollën tonë shqipe flamurin më të lartësuar të lirisë së shqiptarëve – bartur nga mësuesit e të gjithë brezave deri në ditët e sotme me përkushtim, krenari, sakrificë e heroizëm të jashtëzakonshëm.
Mirënjohjet më të thella për brezat e mësuesëve që mbajtën gjallë shpirtrat tanë të iluminuar.
Mirënjohje e thellë për përkushtimin e punën tuaj sot, për të arriturat dhe vazhdimësinë nesër, për sukseset e reja dhe për rritën e shkollës sonë.
Gëzua Ditën e Shkollës.
Gëzuar Ditën e Mësuesit.
Shëndet e gëzime në familjet tuaja.
Urime….Gëzuar!
(Duke falenderuar të gjithë mësimdhënësit, po e ndaj një fotografi (nga arkivi) me mësuesën time të parë, Ismeta Kallaba Veseli, cila meritueshëm vlerësohet si baza mbi të cilën është ndërtuar krejt jeta ime e mëpastajme dhe e secilit nga ne. Mirënjohës përjetë për mësuesen time).