Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka uruar myslimanët në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gagica ka vizituar KBI-në në Gjilan, i cili tha se Muaji Ramazan përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin, na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete.
Shkrimi i plotë:
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, urova kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Naim Aliu si dhe besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të pranueshëm.
Muaji Ramazan përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin, na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë për të reflektuar si shoqëri, duke u përkushtuar për të mirën e përgjithshme dhe për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
Po ashtu, urova mikun tim Naim Aliu për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të KBI-së në Gjilan. Ashtu siç kemi pasur deri më sot bashkëpunim të shkëlqyer, jam shumë i bindur se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.