Nazim Gagica, kreu i AAK-së së Gjilanit, që dikur ishte edhe drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
***
Të dashur nxënës,
Të respektuar mësimdhënës!
Të nderuar prindër!
Nesër fillon edhe një vit shkollor me shpresë për më shumë suksese, për më shumë dije dhe për rritje të gjithëmbarshme në sistemin tonë arsimor.
Uroj dhe njëkohësisht lutem që rrethanat e pazakonta politike dhe menaxheriale të krijuara se fundmi ne arsimin e Gjilanit, madje as “rritja” e pagës prej 6 euro e 80 centë, të mos kenë ndikuar në parapërgatitjet për fillim të mbarë e aq më pak të jenë demotivuese e dekurajuese për të arritur objektivat tuaja edukativo arsimore dhe përpjekjet tuja të përbashkëta për ta bërë këtë vit shkollor më të suksesshëm.
Me respektin e thellë për secilin prej jush, më lejoni të shpreh urimin për fillim të mbarë e suksese në vazhdimësi.
Shëndet e gëzime për fëmijët e familjet tuaja!
Urime Viti i ri shkollor!
Gëzuar!