Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se kjo parti mbetet subjekti i vetëm politik serioz dhe me vizion të qartë.
Gagica tregon se AAK-së ju bashkua Drita Gjinolli, Mejreme Jerliu, Ibadete Morina dhe Hajrije Sermaxhaj, që nga sot janë pjesë e Aleancë.
Shkrimi i plotë:
Se Aleanca mbetet subjekti i vetëm politik serioz dhe me vizion të qartë, na e thanë edhe zonjat e nderuara të cilat nga sot na u bashkuan në rrugëtimin tonë të përbashkët politik. Drita Gjinolli, Mejreme Jerliu, Ibadete Morina dhe Hajrije Sermaxhaj, prej sot janë Aleancë.
Aleanca gjithmonë i ka dhënë vendin meritor gruas. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë vlerë e shtuar e partisë dhe e jona përgjithësisht. Kujdesi ndaj gruas mbetet obligim i yni si subjekt e si shoqëri.
Aleanca në Gjilan po shndërrohet në forcë serioze politike dhe kjo është në interes të qytetarëve të Gjilanit sepse jemi dëshmuar se qeverisim ndryshe dhe pastër.
Mbetemi të hapur për të gjithë. Bashkohuni në rrugëtimin tonë politik të paalternativë!