Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, në vazhdën e takimeve sot ishte prezent në Strasburg, ku ka takuar kryesin e saj.
Sipas tij fuqizimi i Aleancës në diasporë dhe në Kosovë, jep mundësinë që të bëjnë zgjidhje të shpejta e pa vonesa për shumë tema që kanë mbetur pezull për shkak të paaftësisë së pushtetit aktual në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Sot në Strasburg takuam kryesinë e AAK-së të udhëhequr nga kryetari Astrit Kuqi, nënkryetar Hajrush Azemi, sekretar Bajrush Stojkaj dhe anëtarë të tjerë me të cilët biseduam për nevojat që ka diaspora jonë në Kosovë e që ne duhet t’i trajtojmë si tema dhe të ofrojmë zgjidhje.
Fuqizimi i Aleancës në diasporë dhe në Kosovë, na jep mundësinë që të bëjmë zgjidhje të shpejta e pa vonesa për shumë tema që kanë mbetur pezull për shkak të paaftësisë së pushtetit aktual në Kosovë dhe të mungesës së guximit dhe vullnetit për me u përballë me punë.
I faleminderojë të gjitha degët e Aleancës kudo që isha për vizitë për pritjen e ngrohtë dhe për idetë e propozimet që i kemi trajtuar bashkë e që unë i kam marrë si shumë serioze për tu marre me to.
Aleanca po rritet kudo dhe kjo nënkupton shansin më të madh për diasporën dhe për Kosovën!