Do ta ndërtojmë trotuarin nga Kmetoci deri tek Restorant ‘Planeti’, mungesa e të cilit paraqet rrezik permanent për qytetarët që qarkullojnë vazhdimisht në atë pjesë.
Një pjesë e trotuarit do të ndërtohet si urë prej hekuri për shkak të pozitës që ka, për të vazhduar me trotuar deri tek hyrja e Reatorant ‘Planet-it’. Me këtë trotuar lidhet Kmetoci me lagjen e tretë.
Kjo do të duhej të ishte temë e mbyllur sepse është nevojë urgjente. Institucionet komunale nuk guxojnë të reagojnë nga shkaku, dmth pasi të ndodh diçka, por duhet ta kuptojnë se është obligim i tyre.
NG