Galatasaray raportohet se do të blejë përfundimisht kartonin e Milot Rashicës. Reprezentuesi i Kosovës e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City.
Galatasaray u shpall kampion në Superligën e Turqisë, teksa Rashica ia doli të lë gjurmë dhe kjo duket të jetë arsyeja pse klubi insistoi për transferimin e tij.
27-vjeçari regjistroi 30 paraqitje zyrtare, 23 prej të cilave ishte në formacionin e titullarëve.
Ai luajti për 1950 minuta në total, teksa kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime.
Sipas gazetarit nga “Millyet”, Nevzat Dindar, Galatasaray tashmë ka siguruar shërbimet e vushtrriasit.
Klubi nga Stambolli thuhet se do t’i paguajë 7 milionë euro Norwichit për këtë transferim.
Milot Rashica do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, teksa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro.
Zyrtarizimi i sulmuesit të Kosovës te Galatasaray besohet se do të bëhet së shpejti.