Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Republikës së Kosovës, Vesel Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e cila u mbajt në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit. Pas ceremonisë u janë ndarë mirënjohje edhe disa gazetarëve.
E për këtë ka reaguar Besart Galica, autor i reportazheve “Hiking Njeri”, i cili që nga viti 2009 e deri më 2014 kishte realizuar mbi 300 reportazhe që promovinin bjeshkët e Kosovës dhe të Shqipërisë, e që pati ndikuar shumë në sensibilizimin e opinionit për ti vizituar këto bjeshkë. Ai ka shkruar se u janë dhënë mirënjohje njerëzve që asnjë gjë nuk kanë bërë në promovimin e tyre, e ka quajtur të turpshme ndarjen e këtyre mirënjohjeve njerëzve jo adekuat! Më poshtë është postimi i gazetarit Galica.