Në 77 vjetorin e vrasjes së Shaban Polluzhës, në Kosovë është rikthyer debati për kolosin kosovar.
Mes tyre, inkuadrohet edhe Gani Geci, që përmes një fotografie, i betohet gjyshit të tij, Halil Bajraktarit, se sa t’jetë gjallë ky (Ganiu), përmendore e Fadil Hoxhës nuk do të ndërtohet në Republikën e Kosovës.
‘I nderuari gjyshi im Halil Bajraktari. Të pushkatuan tradhtarët e Ali Shukriu e Fadil Hoxha. Të betohem në lirinë që e fituam falë rrugës tuaj nacionaliste me anglo-amerikanët që sa kohë unë kam fuqi, me u ndërtua përmendore të Fadil Hoxhës në vende publike në Republikn e Kosovës, nuk kam me lejuar”., shkruan Gani Geci.