Gani Geci ka shkuar në vuajtje të dënimit për tri vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Gecit, përmes një postimi në Facebook.
I vëllai njoftoi se familjarë, miq e shokë të Gecit e kanë përcjellë atë sot për në burg.
“Sot vëllai ynë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemtë tanë dhe miq e shokë po e përcjellim që vëllai ynë me përkushtim i nënshtrohet dënimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nder si gjithmonë. Gjithmonë së bashku do ia dalim”, ka shkruar Halil Geci në Facebook.
Gani Geci në vitin 2016 u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, të kryer më 4 gusht të vitit 2014.