Të dashur aktivistë, simpatizantë të PDK-së,
Të dashur qytetarë nga Anamorava e gjithandej Republikës së Kosovës!
Duke qenë koshient se mbase edhe mund t’ju kemi lodhur këto ditë, zgjedhjet përherë duhet t’i marrim si një proces të lirë, të domosdoshëm e të shëndetshëm për demokracinë kosovare.
Për mua, kjo garë zgjedhore ishte sfida ime e parë e drejtpërdrejtë, jo edhe e kollajshme. Por, sidoqoftë, asnjëri prej nesh nuk do t’ia dilte pa ju, pa angazhimin e pa mbështetjen tuaj të sinqertë.
Aq sa kam arritur nëpërmjet paraqitjeve të mia publike, dhe të tjera, jam përpjekur t’ua bëj të ditur qëllimin, synimet e mia, arsyet dhe motivin për t’i hyrë kësaj gare. Ndaj, për këtë jam i privilegjuar dhe i nderuar gjithsesi!
Unë u jam mirënjohës dhe ju falënderoj përzemërsisht, të gjithë juve që ju kam takuar në mënyra të ndryshme. Poashtu, edhe juve që nuk kam arritur t’ju takoj e të komunikoj drejtpërdrejt brenda kësaj periudhe.
Me besimin e plotë se do të jem përfaqësues i denjë i juaji,
KËRKOJ VOTËN TUAJ
që ta dëshmoj atdhedashurinë, vendosmërinë time, dijen, guximin politik e qytetar me përkushtimin më të lartë, edhe si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Faleminderit!
I juaji, Gani Neziri