Kandidati i pavarur për kryetarë të Gjilanit, Gani Neziri, përmes një statusi në facebook ka treguar arsyen për mos pjesëmarrje në debatin televiziv, ku ishin prezent të gjithë kandidatët për kryetarë të Gjilanit.
Postimi i plotë:
SQARIM
Të dashur qytetarë të Gjilanit, e veçanërisht ju aktivistë të partive politike!
Tani kur ju po përcillni emisionin për garën zgjedhore në KTV me kandidatët nga Gjilani, mundë të ndjeheni të hutuar me mungesën time në atë debat.
Ju sqaroj se, mungesa ime në këtë debat ka të bëjë me mospajtimin tim me pronarin e kësaj shtëpie mediale z.Veton Suroi, i cili me politikën e tij shumëvjeçare është i vendosur kundër vlerave të UÇK-së dhe veçanërisht kundër udhëheqësit të saj z.Hashim Thaçi.
Madje, në librin e tij “Këmbët e gjarpërit” shkruan: “As nuk kishte UÇK dhe as nuk ishte çlirimtare”.
Ndërkohë që, unë isha njëri prej shumë bashkëluftëtarëve që kishte Hashim Thaçi e poashtu edhe njëri prej shumë themeluesve të PDK-së menjëherë pas përfundimit të luftës.
Prandaj, të nderuar miqë të mi, si do të mund të hyja në atë shtëpi mediale ku me shumë përkushtim shkruhet e trumbetohet kundër UÇK-së dhe udhëheqësit të saj.
Është e vërtetë se tani jam kandidat i pavarur por, thellësisht ruaj respektin për UÇK-në dhe për PDK-në e kohës së Hashim Thaçit.
Prandaj nuk kam shkuar dhe as që do të shkoj ndonjëhere.
Madje, nuk është mirë të shkoj në këtë televizion asnjë politikanë që vërtetë në damarët e tijë ruan respektin për UÇK-në dhe udhëheqësin e saj.
Me respekt, Gani Neziri
Kandidat i pavarur për Kryetar në Komunën e Gjilanit