Është çështje “serioze” kjo
Si kandidat i pavarur që isha, nuk më votuan disa nga miqtë e mi nga “frika” se vota u shkonte huq. Prandaj, zgjodhën të votojnë andej ku nuk ju shkon vota huq! Hahahaaa…!
Është hipokrizi e tyre kjo, apo mungesë e dijes?!
Apo, ndoshta të dyja bashkë?
Kjo ishte lajthitja më e lehtë nga “edukata e tyre” për të zbuluar karakterin që jemi thirrur e në fakt nuk e kishim.
Nga mos durimi për “shoqi për shoqin” u dhamë mundësinë të tjerëve të futen në mes!
Le të futen! Ka gjasë që ne nuk merituam më shumë, veç aq sa kemi fituar.
Populli zgjedhë karakterin e vet, as më keq e as më mirë.
Prandaj, ne dalim jashtë përdorimit dalngadalë e në mënyrë të heshtur pa e kuptuar as vet se çka po ndodhë me ne.
Kujdes!
Shkolla e Kumrovcit po troket në derë, është shpërndarë nëpër të gjitha grupacionet politike. Ndërkohë që, servilët kanë marrë “yrysh”. Kujdes!