Në komunën e Vitisë po shfaqet një garë e ngushtë dhe dinamike mes kandidatëve për kryetar komune. Të dhënat e para të publikuara nga KQZ tregojnë një përballje të fortë mes përfaqësuesit të LDK-së, Sokol Haliti, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Ademi.
Sipas rezultateve preliminare, Haliti kryeson me 46.28% të votave, ndërsa Ademi ndodhet pas tij me 30.96%. Megjithatë, deri më tani është përpunuar vetëm 4.44% e votave, çka nënkupton se gara mbetet e hapur dhe çdo ndryshim është i mundur në orët në vijim.
Në Viti, atmosfera zgjedhore po përjetohet me shumë interes, ndërsa qytetarët presin me vëmendje rezultatet përfundimtare që do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë komunën për katër vitet e ardhshme.