Procesi i numërimit të votave për Asamblenë Komunale në Gjilan po vazhdon, ndërsa deri më tani janë numëruar 60,15% e kutive të votimit. Nga rezultatet e deritanishme, janë bërë publike emrat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë marrë më së shumti vota brenda kësaj partie.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, këta kandidatë prijnë në listën e Vetëvendosjes në Gjilan, duke reflektuar mbështetjen që kanë marrë nga elektorati lokal.
Rezultatet pritet të përditësohen me numërimin e kutive të mbetura, ndërsa pas përfundimit të procesit do të dihet përbërja e plotë e asamblesë së re komunale.
Ky është vetëm një përditësim i përkohshëm, pasi rezultatet përfundimtare do të konfirmohen nga KQZ-ja pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive dhe verifikimit zyrtar të votave./Radio Star/