Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Regjimenti i Mbrojtjes Civile ka realizuar garën “Shpëtimtari 2025”.
Sipas njoftimit në Facebook, kanë marrë pjesë njësi të Kërkim Shpëtimit, Materieve të Rrezikshme dhe Deminimit, me qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale, fizike dhe taktike të pjesëtarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe frymën garuese ndërmjet ekipeve, raporton Klankosova.tv.