Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka bërë një tjetër reagim ndaj masave të reja anti-COVID të prezantuara nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, shoqata thotë se i ka shpallur “non grata” anëtarët e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka vendosur që të mos iu shërbejë as kafe atyre.
“S’ka konsideratë për neve, s’ka kafe për juve. Shoqata e Gastronomëve në emër të gjithë anëtarëve shpall Qeverinë e Kosovës NON GRATA (të padëshirueshëm)”.
“Nuk do t’ju shërbejmë në kafe, bare dhe restorante. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.