Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon pako të veçantë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për këtë sektorë.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se pas masave të reja të Qeverisë së vendit për mbrojtje nga COVID-19, kërkesë kryesore e tyre është që në këtë sektor të ofrohen të paktën 10 milionë euro.
“Si gjithmonë sektori i gastronomisë ka qenë më i ndikuari negativisht nga pandemia dhe siç po e shihni në qytet ka më pak qarkullim të njerëzve dhe automatikisht ka rënë konsumi”.
“Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë pako të veçantë për sektorin e gasteonomisë ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se janë ndër sektorët më te prekur nga pandemia ku një numër i madh i bizneseve të gastronomisë po mbyllen.
“Nëse nuk përkrahemi me ndonjë pako sektori i gastronomisë aksionet nuk do të ndalen dhe ne paralajmërojmë masa tjera sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largu nga puna do ta dërgojmë para qeverisë”.