Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon nga qytetarët që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ata thonë se masat duhet të respektohen që të shmanget mbyllja totale e vendit, njofton Klan Kosova.
“Për fund, SHGK me propozimin e shumë gastronomëve nga gjithë Kosova, ju bën lutje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëshuara nga ne, për të cilat jemi zotuar në të gjitha takimet e mbajtura me krerët institucional, që bashkërisht do të luftojmë këtë pandemi duke iu përmbajtur ligjit, masave, dhe rregullave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasim në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda”, thuhet në reagimin e tyre në rrjetin social Facebook.