Është bërë e ditur se Shoqata e Gastronomëve të Kosovës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme pas masave të reja të Qeverisë në lidhje me pandeminë, që prekin këtë sektor.
Së fundi, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, si restorantet, kafenetë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away).
“Brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.