Janë ndryshuar disa nga masat kundër Covid-19, ndër to është edhe orari i gastronomisë.
Ministria tashmë ka bërë publike vendimet, ku në pikën 4 flitet për gastronominë.
Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbimë të gastronomisë (restoranet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19:
U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (ristorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika;
Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në cdo tavolinë të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët.