Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, Kurti dhe Vetëvendosje nuk do të duhej të fitonin as 5%.
Për Gaxherin, me qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur asnjë zhvillim në dobi të qytetarëve, por që sipas saj përkundrazi ka pasur ikje masive të qytetarëve nga Kosova.
“Ndodhë edhe 100% të shkojnë Vetëvendosja, nuk përjashtohet si mundësi, për shembull këta ekuacionet e tilla mund edhe t’i paramendojnë e t’i zgjidhin, ndonëse një ekuacion i fundit Kurtit nuk i doli aspak i saktë ashtu siç nuk i ka dal asnjë premtim i tij që e ka bërë për këtë vend për këto 4 vite. Dhe bazuar në këto ekuacione dhe premtime të Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të duhej që Kurti dhe VV-ja të mos fitojnë as 5% se për 4 vite Kurti, asnjë projekt zhvillimor për këtë vend nuk e ka bërë, e as nuk ka pasur asnëj përqindje më të lartë të mirëqenies qytetare, as shtim të vendeve të punës, përkundrazi ikje masive të qytetarëve dhe të të rinjve nga Republika e Kosovës”, ka thënë ajo.
Më tej Gaxherri, ka shtuar se Kosova mund të jetë e sigurt vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.