Richard Grenell, ish-ambasadori i Trumpit në Gjermani dhe ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare kishte qenë një nga njerëzit më besnikë të presidentit të zgjedhur gjatë fushatës së vitit 2024.
Gazeta amerikan Politico, shkruan se Grenell nuk e kishte fshehur në bisedat private gjatë tre viteve të fundit dëshirën për të shërbyer si sekretari i ardhshëm i shtetit.
Por Trump përfundimisht zgjodhi Senatorin e Floridës, Marco Rubio për postin e lakmuar të sekretarit të shtetit.
Grenellit, sipas Politicos iu ofruan poste të tjera në administratën e Trump, duke përfshirë drejtorin e inteligjencës kombëtare, të cilat ai i hodhi poshtë.
“Së fundmi, ai ka qenë i zëshëm për të ndihmuar mikun e tij, Kash Patel, të zbarkojë si drejtor i FBI-së. Dhe shumë njerëz me njohuri për tranzicionin nuk e përjashtuan mundësinë që Grenell të marrë ende një lloj roli të rëndësishëm”, shkruan Politico.
Richard Grenell ka shërbyer si ambasadori i SHBA-së në Gjermani dhe si emisar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.