Gazeta e njohur zvicerane Blick ka dalë në mbrojtje të dy reprezentuesve zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Zvicra ka fituar me rikthim ndeshjes e së premtes ndaj Serbisë me rezultat 2-1, duke i jep vetes një hap para drejt kalimit të grupit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan pikërisht nga dy futbollistë me prejardhje shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri.
Festimi i të dy yjeve ishte me simbolin e shqiponjës dhe kjo si duket ka krijuar shumë bujë duke kërkuar dënimin e tyre, por mediat dhe njerëzit në Zvicër i kanë dal në mbrojtje dyshes shqiptare.
“Ne jemi prapa reprezentacionit tonë”.
“Dërgo një fotografi tuajën me simbolin e shqiponjës në redaksinë e @blick.ch ose si një mesazh këtu në Facebook”.
“Ne jemi të lumtur”, kanë shkruar Blick në postimin e tyre në rrjetin social.
Ndryshe, FIFA ka hapur hetim disiplinor në lidhje me festimet me shqiponjë të dy futbollistëve me prejardhje shqiptare.
Shtëpia më e madhe e futbollit pritet brenda disa ditësh ta marr një vendim, por nuk pritet ndonjë dënim me ndeshje mos-lojë.