SYLEJMANI Drilon. I lindur më 1994, Drilon Sylejmani me profesion është zyrtar për marrëdhënie me media dhe Gazetar sportiv. Në profesionin e tij është që nga viti 2010 dhe tashti pos që është zyrtar për media në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, ai është edhe kryeredaktor në Gazetën “Sheshi”. Ai shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, ndërsa studimet në seksionin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë në Prishtinë.
Shkollimin fillor e përfundoi në Shkollën e Mesme të Ulët “Thimi Mitko” në Gjilan për të vazhduar më pas shkollimin në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.
Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë e përfundoi në qershor të vitit 2015, me ç’rast diplomoi me sukses me notën mesatare 9,8 duke qenë kështu njëri ndër studentët më të dalluar të gjeneratës.
Aktualisht, ai është në përfundim të studimeve master të fakultetit të Administratës Publike dhe Diplomacisë.
Nga janari i vitit 2010 ai filloi punën lokal në Televizionin “MEN” për të vazhduar më pas në disa të përditshme sportive.
Nga shkurti i vitit 2015 e deri më tani është pjesë e Portalit informativ/sportive Gazeta “Sheshi”.
Ai gjithashtu ka qenë për katër vite si zyrtar për informim në Organizatën Joqeveritare “Agim Ramadani”, në kuadër të së cilës ka funksionuar edhe Liga e Futbollit të Vogël me këtë emër.
Përveç kësaj, gjithashtu ka qenë pjesë e disa klubeve si zyrtar dhe përfaqësues për media.
Nga edicioni 2017/18 dhe deri më tani e ushtron po ashtu funksionin e Zëdhënësit për Media në Lidhjen Rajonale të Futbollit, e cila është në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke qenë kështu njëra ndër ligat më të organizuara në vend.
Edhe pse vetëm 25- vjeçar ai ka marrë pjesë në disa projekte televizive dhe ka udhëhequr disa emisione edukative dhe sportive.
Sylejmani posedon disa certifikata dhe mirënjohje nga shumë federata sportive, duke qenë kështu një gazetar i dalluar në sektorin e sportit.