NUHIU Nehat, gazetar. U lind në Gjilan në vitin 1970. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Gjilan, ndërsa studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi për Kontabiltet i nisi në Prishtinë, për t’i ndërprerë ato gjatë viteve të rënda të nëntëdhjata.
Me gazetari filloi të merret prej vitit 1999, fillimisht si redaktor i sportit në Radio Viktoria në Gjilan.
Prej vitit 2001 deri më 2004 punoi si redaktor sporti në TV MEN në Gjilan, duke qenë edhe komentator i ndeshjeve sportive në këtë televizion.
Më 2004 kaloi në RTV 21, kur për disa muaj punoi gazetar i sportit, kurse që nga vitit 2004 e deri më 2019 vazhdoi të punojë gazetar – korrespondent i sportit i Radio Kosovës nga Gjilani, duke qenë komentator i ndeshjeve, sidomos i atyre të futbollit, sikurse që përcjell edhe ngjarjet tjera sportive nga ky qytet.
Për Radio Kosovën, ka raportuar edhe nga ndeshjet me karakter ndërkombëtar, si ato që janë luajtur në Shipëri, Maqedoni e Turqi. Për punën e tij në sferën e gazetarisë sportive, nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte në Gjilan, dy herë ishte shpallur gazetar sportiv i vitit.
Së fundi ai ka punuar gazetar sporti në Televizionin Super Sport Kosova. Krahas punës në gazetari, ai është edhe afarist privat. Jeton dhe vepron në Gjilan.