Gazetari nga Bujanovci, pronar i Spekter Tv, ka reaguar pas deklaratës se kryeministrit Haradinaj për Vlora Çitakun.
Ai shkroi se sa herë ka qenë në Beograd dhe në Televizion ka dalë ministri Ivica Daçiq, gazetarët serbë kanë theksuar se ministrin serb penicilinë është Vlora Çitaku dhe ajo e bën ta mbyll gojën.
Në fakt, paraqitja e ambasadores Çitaku në Këshill të Sigurimit është pëlqyer nga e gjithë popullata e Kosovës, pa përjashtim nëse janë nga opozita apo partitë ne pushtet.
Postimi i plotë i gazetarit Nexhat Behluli
Edhe Vlora Citakut i gjetëm behone a ?!
Ajo e cila shumë herë na bëri të ndihemi krenarë!
– Nuk kam njohuri profesionale si udhëhiqet diplomacia e një shteti dhe me cilat referenca vlerësohen diplomatët, por një e di të sigurt, se vet kam qenë prezent në Beograd kur disa herë gazetarët serbë janë tallur në llogari të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq në këtë mënyrê :
“Ivicë, veç Vlora Çitaku të hesht në Këshill të Sigurimit, ajo është penicilinë për ty”
Vlora Çitaku :
– Unë jam Ambasadore e Kosovës dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im.
– Të jem Ambasadorja e juaj në Washington DC është nderi i jetës sime.
#Vlora Çitaku