Gazetari boshnjak, Senad Haxhifejzoviq i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thotë “Republika e Kosovës”.
Kjo pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thotë “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.
Megjithatë, Kalabukhov, si mysafir në televizionin “Face TV”, refuzoi të thoshte “Republika e Kosovës”, kur udhëheqësi i emisionit i kërkoi ta bënte këtë, si kundërpërgjigjje për ndërhyrjen e ambasadorit.
“Nuk mund të them se është republikë, ne nuk e njohim atë”, është përgjigjur ambasadori rus, Igor Kalabukhov.