Pas raportimit se gazetari britanik Graham Phillips do të shpallet person “non grata” në Kosovë, ka reaguar vetë britaniku kontrovers.
Madje në reagimin e tij, gazetari i cili përmes disa videove propagandistike të realizuara në Kosovë, e quajti UÇK-në organizatë terroriste, ka paralajmëruar edhe video tjera të ngjashme të realizuara në vendin tonë.
“Pra, për nesër është raportuar se unë do të shpallëm zyrtarisht ‘person non grata’ nga Kosova. Për çfarë? Për raportim të së vërtetës”, ka shkruar gazetari britanik, ndaj të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka përgatitur një ndalesë për hyrë në territorin kosovar përgjatë 10 viteve të ardhshme.
“Projekti pothuajse ka mbaruar gjithsesi. Shpresoj se ka qenë informativë për ju, sikurse për mua. Megjithatë, edhe 2 raportime tjera do të vijnë, dhe faleminderit përsëri për të gjithë mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Graham Phillips në Facebook-un e tij.