Gjatë së shtunës është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte zgjedhja e Presidentit të vendit. Mëgjithëse u provua të votohet për të parin e shtetit, votimi dështoi dy herë për shkak të mos përmbushjes së kourumit.
E për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, që së fundmi u suspendua nga drejtimi i emisionit politik “Debat”.
Ai e ka cilësuar Mimoza Kusarin, ushtruese e detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, si kontrabanduese bizare votash.
E gazetar Berisha ka përmendu me emër edhe Lutfi Hazirin, të cilin e ka akuzuar se po i nënshtrohet Kurtit.
Ish-drejtuesi i emisioni politik nuk ka lënë pa përmendur edhe Enver Hoxhajn, kryetar i PDK-së, e Albena Reshitat, deputet e AAK.