Videoja e vajzës që për pak sa nuk e shtypi një kalimtare në rrugë dhe pastaj doli e shau dhe e kërcënoi, ka pushtuar rrjetet sociale.
Ajo vazhdoi me sjellje të tmerrshme në rrugë, duke u shprehur se e kishte babën prokuror, raporton Jepi zë.
Mirëpo, u mësua se ajo është prezantuar rrejshëm dhe se babai i jeton në Belgjikë dhe nuk e ushtron fare profesionin e Prokurorit.
Identiteti i vajzës u zbulua, ajo është Valentina Aliu e bija e Lulzim Aliut.
Nga prokuroria është bërë e ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme për këtë rast.