Gentian Mezani mund të quhet trajner i Gjilanit, edhe pse ende mungon zyrtarizimi.
Trajneri vlonjat kishte qëndruar një vit e gjysmë te Gjilani dhe ishte një nga trajnerët më të dashur në klubin bardhekuq dhe nga tifozëria Skifterat.
Por Mezani-Gjilani ka qenë një dashuri e madhe, dashuri që duket se nuk do të mbarojë kurrë.
47-vjeçari pritet ta marrë drejtimin e Gjilanit, pasi Gazeta Olle mëson se ai tanimë ndodhet në qytet dhe sot ishte pjesë e seancës stërvitore edhe pse nuk i ka kryer stërvitjet.
Duket se palët kanë arritur marrëveshje dhe zyrtarizimi pritet të bëhet ditëve në vijmë.
Kujtojmë që pak më parë Gazeta Olle ka konfirmuar se Gjilanit i është bashkuar edhe Betim Halimi i cili ka stërvitur me grupin.
Bardhekuqtë janë në negociata edhe me Kushtrim Shabanin, derisa synohet të bindet edhe Ahmed Januzi. /Gazeta Olle/