Afrim Ajdini nuk është ndihmëstrajner te FC Gjilani. Një gjë të tillë e ka mësuar kryelajmi.com, zhvillim ky që vije nga ekipi kuq e bardhë, që aktualisht është nënkampion i Kosovës në futboll.
Afrim Ajdini, që më tepër ka punuar me portierë, ngase edhe vetë ishte një i tillë kur menjëherë pas lufte nga Maqedonia kishte ardhur në Gjilan për të mbrojtur për vite me radhë portën e Gjilanit dhe duke qenë për vite me radhë ikonë e këtij klubi.
Afrim Ajdini, këtë të hënë ka marrë informatën se nuk do të jetë më pjësë e shtabit teknik të SC Gjilani, edhe atë siç thotë ai pa kurrfarë paralajmërimi.
Mësohet se gjatë kësaj vere, ai kishte pasur dy oferta për të qenë trajner në dy klube, të cilat i kishte refuzuar, duke i mbetur besnik ekipit të tij, andaj ai shpreh habinë se si mu tashti i është komunikuar se nuk është më pjesë e shtabit teknik.
Deri më tashti, nuk është dhënë ndonjë njoftim për arsyet e largimit të këtij trajneri, i cili gjithsesi se ka dhënë një kontribut të çmuar që nga klubi i Gjilanit kanë dalë portierë të dalluar.
Pas largimit të Afrim Ajdinit, “Radio Star” merr vesh që gjilanasit do ta afrojnë një trajner të portierëve nga Shqipëria me kërkesë të Gentjan Mezanit.
Të rikujtojmë se në SC Gjilani, por edhe ndër tifozë ka patur shpeshherë zëra se ekipi më shumë është orientuar nga lojtarë që nuk janë vendor, kurse të gjitha këto ishin arsyetuar se po mëtohet që të krijohet një ekip që do të luftojë për kreun e tabelës. Një ndër këta kritik ka qenë edhe Afrim Ajdini, andaj sipas tij mbase kjo ka qenë arsyeja e largimit të tij nga shtabi teknik që drejtohet nga Gentjan Mezani.
Afrimi kujton edhe kohërat kur i kishte mbetur besnik SC Gjilani edhe në kohërat më të vështira, edhe atëherë kur klubi po përballej me probleme financiare dhe kur kishte punuar pa kurrfarë kompensimi material./kryelajmi.com/.