Asambleisti nga radhët e LDK-së, Gentrit Murseli, është shpallur si anëtari më aktiv në Kuvendin e Komunës së Gjilanit, një arritje që e vendos atë në krye edhe në nivel të gjithë Kosovës shkruan Radio Star.
Me këtë çmim prestigjioz, Murseli ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunitetit.
Në një konkurrencë të fortë që përfshinte 180 asambleistë nga komuna të ndryshme të Kosovës, Murseli ka arritur të dalë në vendin e parë, duke u dalluar për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe kontributin e tij të rëndësishëm në debatet dhe vendimmarrjet e Kuvendit.
Ky çmim reflekton punën dhe përpjekjet e tij për të adresuar çështjet kryesore dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Gjilanit.
Ky vlerësim i rëndësishëm është një dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të Murselit në skenën politike lokale, dhe një shembull frymëzues për asambleistët e tjerë./Radio Star/