Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ia ka huqur përsëri me një postim të saj.
Derisa ka ngushëlluar për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë Kalus Reinhardt, ajo i është referuar atij si komandanti i parë i KFOR-it.
Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është Sir Michael David Jackson.
Reinhardt është komandanti i dytë i KFOR-it.
VDIQ ISH-KOMANDANTI I TRUPAVE TË KFOR-IT NË KOSOVË
Sir Michael David Jackson ishte komandant nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor të këtij viti. Ndërkaq Rinhardt nga 8 tetori i vitit 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.
“Me pikëllim të thellë kam pranuar lajmin që është ndarë nga jeta Gjenerali Klaus Reinhardt. Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid. Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile. Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të pazëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës. I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona. Familjes dhe miqve të tij, ushtrisë gjermane, në të cilën i shërbeu kaq gjatë vendit të tij, Gjermanisë, iu shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, ka shkruar so Gërvalla.
Ministrja Gërvalla shpesh herë në statuset e saj ka pasur huqje të informatave.