By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Gërvalla: Jam nënshtetase kosovare, udhëtoj me dokumente të Kosovës
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Gërvalla: Jam nënshtetase kosovare, udhëtoj me dokumente të Kosovës

Përditësimi i fundit: May 7, 2021 11:00 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Deklarimi i Ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ndaj sulmeve kundrejt Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nxiti reagimin e deputetëve të opozitës.

- Advertisement -

Ishte deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila shkroi në Facebook se është normale që ambasadori gjerman të mbrojë Gërvallën pasiqë kjo e fundit, sipas Shoshit, ka nënshtetësi të Gjermanisë.

“Normal që i del në mbrojtje Ambasadori Gjerman qytetares së Gjermanise – sepse atë detyrë e ka. Çështja është – kush po u del në mbrojtje qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Por në një përgjigje, ministrja Gërvalla ka treguar se ajo nuk mbanë nënshtetësi të Gjermanisë.

“Për arsyet që ju i keni theksuar, pra për shkak se marrja e nënshtetësisë gjermane nënkupton heqjen dorë nga nënshtetësia e Republikës së Kosovës, unë asnjëherë nuk kam parashtruar kërkesë për marrjen e nënshtetësisë gjermane. Jam nënshtetase e Kosovës që nga fillimi, por me pasaportë e pajisur që nga fillimet e UNMIK-ut”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja Gërvalla, që ditëve të fundit ishte cak i kritikave të ashpra nga opozita, ka shtuar se që nga vitet 80-ta posedon nënshtetësi të Shqipërisë, të cilën nuk e ka ripërtri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Por ajo thotë se të gjitha udhëtimet i bën me dokumente të udhëtimit të Kosovës.

“Njëkohësisht jam nënshtetase e Republikës së Shqipërisë që nga vitet e 80-ta. Pasaportën e Shqipërisë nuk e kam ripërtërirë më asnjëherë që nga Pavarësia formale e Kosovës. Me pak fjalë, jam nënshtetase e Republikës së Kosovës dhe qarkulloj me dokumentet e udhëtimit të kësaj Republike dhe me leje qendrimi gjermane. Të gjitha këto fakte nuk po i bëj të ditur për herë të pare”, ka thënë Gërvalla për Reporteri.net.

Kujtojmë që ditëve të fundit Ministrja Gërvalla është sulmuar nga partitë opozitare për shkak të deklarimeve të saj rreth ish-krerëve të UÇK-së.

Madje PDK tashmë i ka kërkuar dorëheqjen ministers së Punëve të Jashtme nga posti i kryediplomates.

E këto sulme ambasadori gjerman i cilësoi si personale e të papranueshme.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, viziton familjen e dëshmorit Sokol Preteni – prijëtar i Betejës 39 ditëshe të Melenicës
Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë
KRYEMINISTRI HARADINAJ TREGON SE KUR DO TË HIQET TAKSA NDAJ SERBISË
Kosova në gatishmëri: S’përjashtohet paraqitja e varianteve të reja të virusit korona
Muja fajëson opozitën për krizën e rrymës: Le të japin përgjigje
Artikulli i mëparshëm Gjilani shpërndan foli plastike për serra familjare për 261 fermerë
Artikulli tjetër Arben Ahmeti: Dil Albin, mos u struk, dil, përballu

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.