Kosova do të përfaqësohet tani e tutje nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA). Deri tash përfaqësohej nga UNMIK.
Lidhur me këtë ka reaguar Kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila ka thënë se më në fund Kosova po flet vetë në CEFTA, shkruan Reporteri.net.
“Më në fund dhe me të drejtë: Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Gërvalla.
Finally, and justly: 🇽🇰 is speaking for itself in CEFTA, no longer wrongly represented by UNMIK. Hard work and tough decisions in the past years paid off. Full sovereignty of Kosova in CEFTA was overdue. Now, we have opened just another important international chapter. pic.twitter.com/gzohyr4bE7
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 9, 2024