Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, ka konfirmuar se Kosova nuk ka qenë në rendin e ditës të mbledhjes së sotme të Këshillit të Europës.
Gërvalla përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se u diskutua kërkesa e Kosovës për anëtarësim dhe se ka marrë përkrahje nga disa shtete.
Në fund të shkrimit të saj, Gërvalla ka pasur një premtim për qytetarët e Kosovës.
“Hapi i parë i domosdoshëm, dorëzimi i kërkesës për anëtarësim, është bërë. Të tjerët do të vijojnë dhe Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
më 12 maj, pra para më pak se 10 ditësh, në emër të Republikës së Kosovës kam dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Siç e kam theksuar edhe atë ditë, ky është vetëm hapi i parë formal në një proces të gjatë dhe plot sfida. Këtij hapi të rëndësishëm dhe të domosdoshëm i kanë paraprirë me dhjetëra biseda parapërgatitore të MPJD-së, të Presidentes, Kryeministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera të Republikës me partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë. Po ashtu edhe Kuvendi i Kosovës, Kryetari dhe deputetët e tij, kanë zhvilluar biseda të shumta me deputetë dhe delegacione të ndryshme parlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Rezultati këtij koordinimi dhe këtyre bisedave dhe i situatës së veçantë gjeopolitike të krijuar në Evropë ka qenë edhe dorëzimi i kërkesës më 12 maj.