Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, të dielën është zgjedhur kryetar i partisë ‘Guxo’ në Prizren, ndërsa kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla Schwarz, ka habitur duke thënë se ‘Lista Guxo’ nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK’së.
Pjesë e Kuvendit të parë zgjedhor të degës së këtij subjekti politik tashmë, përveç aktivistëve dhe delegatëve, ishte edhe kryetarja e partisë, Donika Gërvalla- Schwarz.
Ajo para të pranishmëve, tha se zgjedhjet brendapartiake nuk iu kanë sjellë nguti, duke pasur parasysh në radhë të parë shtetin.
“Nuk e kanë pritur organizmin tone. Kanë menduar që ajo përpjekje politike e fillimit të vitit 2021 e identifikuar me presidenten Vjosa Osmani ishte për një palë zgjedhje dhe sa për të kryer radhën. Por edhe atëherë edhe sot themi: një herë shteti pastaj partia”, tha Gërvalla.
Gërvalla tha se asnjë parti e suksesshme nuk lind sot për nesër.
“Çdo lëvizje e suksesshme politike nuk lind sot për nesër. Lista Guxo nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK-së, të njerëzve duke qenë pjesë e strukturave të LDK-së janë përpjekur që atë lëvizje kombëtare, atë lëvizje të fuqishme, mos ta lejojnë të degjeneroi paslufte, në një parti të interesave personale