Shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka demoluar mikrofonin në sallën e kuvendit Komunal gjatë seancës së sotme.
Ai ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.
Ai ka shtuar se aksioni i tij ishte një protestë për të denoncuar një “pazar të madh” që po ndodh në Prishtinë.