Shkruan: Arbër Ismajli
Të nderuar edukues të brezit të shoqërisë së mësimit shqip!
Në këtë ditë të veçantë, urojë çdo njërin prej jush, në çdo hapësirë frymëzimi të edukimit shqip.
Gëzuar 7 Marsin, ditën e shenjtë tuaj, ne çdoherë do ju nderojmë për punën dhe kontributin tuaj të madh, që keni dhënë, e po jepni në vazhdimësi për edukimin e brezave të shoqërisë sonë.
Asnjëherë, nuk do të harrojmë ti falemnderojmë me sinqeritetin më të madhë gjithë ata mësimdhënës që punuan përgjatë viteve të 90-ta, në sistemin paralel dhe i kontribuan shoqërisë shqiptare, me synimin e ruajtjes të mësimit, zhvillimit dhe kultivimit të gjuhës së bukur Shqipe.
Gjithashtu, shfrytëzoj rastin, që përveç urimit për të gjithë njerëzit e shkencës, t’i urojë prindërit e mi, babain, dhe nënën time, të cilët dhanë kontribut të pashoq në zhvillimin dhe edukimin e brezave të shoqërisë.
Përherë, dhe kurdoherë, krenar me virtytet e mëdha të tyre, profesionale dhe akademike, e mbi të gjitha, njerëzore e morale, të cilat ishin frymëzim për mua dhe familjen time.
Gëzuar 7 Marsin,festën e mësuesit!